Ishte një natë jo e zakonshme...

Hëna e plotë dhe yjet e shndritshëm shpërndanin një tip magjie.

Në qiellin e Tiranës filloi të dallohej një objekt. Drita e veçantë dhe forma e çuditshme e bënin të dukej enigmatik dhe gati-gati të frikshëm. Dukej si pjesë e shkëputur nga një strukturë e madhe, por sërish e panjohur. Ndërsa i afrohej gjithnjë e më shumë qytetit, nisi të shpërbëhej. Copëzat po shpërndaheshin nëpër vende të ndryshme. Elementet si kristali, metali, burimi i energjisë e gjithë të tjerat, në fillim dukeshin sikur nuk kishin aspak lidhje me njëra tjetrën. Misteri dukej se nuk do të zgjidhej dot kurrë. Deri kur u kuptua se disa personazhe misteriozë e kishin parashikuar këtë ngjarje. Vetëm ata mund të bënin lidhjen e këtyre copëzave.

Por nuk mbaroi këtu…

Me kalimin e kohës, këto copëza u identifikuan si Porta. Secila prej tyre me efekte të veçanta por e lidhur ngushtë me të tjerat, si pjesë të veçanta të një strukture të vetme.

Efektet e këtyre portave, zgjuan Portën e Madhe, nga e cila ishin shkëputur këto të fundit. Nuk dihet pse ndodhi shkëputja. Nuk dihen as pasojat. E vetmja gjë që dimë është se prej shekujsh këto Porta të fshehura nëpër qytetet tona lëshojnë sinjale e efekte, me qëllimin e vetëm që të arrijnë të komunikojnë me Portën e Madhe.

Sfida jonë është të sinkronizohemi me këtë kërkim, t’u vijmë në ndihmë Portave të qyteteve që të lidhen me Portën e Madhe. Dhe për të arritur këtë, në fillim duhet t’u gjejmë vendndodhjen...

Hap portën

Shkarko në

Na ndiq në