Udhëzimet e lojës Vodafone City

Pasi të keni hyrë në Vodafone City, do t’ju shfaqet një formë që duhet të plotësoni e cila përmban:
Emër, Mbiemër dhe Datën e Lindjes.

Pasi të plotësoni këto të dhëna duhet të zgjidhni qytetin ku dëshironi të luani.
Në lojë do të ketë katër butona:
1- Butoni i shërben për instruksionet.
2- Butoni f shërben për t'ju lidhur me profilin tuaj personal në Facebook.
3- Butoni që shfaq kategorinë "Aparati fotografik", shërben për t'ju drejtuar në funksionin "Kamera".
4- Butoni "Porta" shërben për të parë elementët që duhet të mblidhni për të hapur Portën.

Në rast se klikoni dy herë mbi kategorinë "Porta", ju do të mund të merrni pjesë në minigame.
Kamera shërben për të skanuar objekte, tabela dhe imazhe të ndryshme në të cilat ndodhen objektet e fshehura.
Nëpërmjet funksionit "Kamera" ju jepet një ndihmë orientuese lidhur me objektin të cilin duhet të gjeni, si në natyrën e tij ashtu edhe në vendndodhje.
Për më shumë orientime ju duhet të ndiqni faqen zyrtare të Vodafone Albania në Facebook (www.facebook.com/vodafoneAL) ose vodafonecity.al
Pasi të keni gjetur një objekt të fshehur, duhet të shtypni butonin "Kap objektin" në mënyrë që ai të shtohet në Inventar.
Nga funksionaliteti “Kamera” mund të ktheheni në Menunë kryesore nëpërmjet butonit "Back".
Menuja kryesore ndodhet në të majtë të butonit "Luaj" dhe përmban 3 kategori: Porta, Instruksione dhe Kamera.
Në kategorinë “Porta” do të mund të shihni ecurinë e lojës suaj, nivelet që keni kaluar me sukses dhe ato që mbeten për t’u zbuluar. Gjithashtu në këtë kategori, do të mund të shikoni edhe objektet e mbledhura gjatë lojës si dhe do të gjeni shpjegime për këto objekte në mënyrë që të filloni të hetoni mbi misterin për ta zbuluar më pas atë.

Kemi dy butona në qëndër të ekranit: "Ndaj me miqtë" dhe "Fto miqtë" nëpërmjet Facebook. Nëpërmejt këtij butoni miqtë tuaj mund të shikojnë progresin tuaj në lojë.

Në të gjitha fazat e lojës, në pjesën e sipërme të ekranit ju do të keni një buton rrethor, i cili ju tregon nëse jeni të lidhur me internetin. Ju mund të luani edhe nëse nuk jeni të lidhur me Internet. Është e rëndësishmë të jeni të lidhur me Internetin në momentin kur shkarkoni Lojën dhe sa herë dëshironi të gjeni një target.

1. Ju lutemi të lexoni me kujdes Kushtet dhe Afatet e Lojës “Vodafone City”. Nëse do të merrni pjesë në këtë lojë dhe vazhdoni lojën, atëherë merret e mirëqenë që ju keni lexuar këto terma dhe kushte dhe keni rënë dakord me to paraprakisht.

2. Çdo lojtar mund të regjistrohet vetëm një herë dhe të luajë vetëm për një qytet.

3. Kjo lojë zhvillohet nga Vodafone Albania Sh.A. dhe mund të luhet nga të gjithë klientët e Vodafone Albania që kanë smartphone që përdorin sistemet e operimit iOS dhe Android.

4. Loja Vodafone City do të zhvillohet përgjatë harkut kohor 18 Nëntor 2015 – 18 Dhjetor 2015 dhe është e aplikueshme në 10 qytete të Shqipërisë të cilat janë: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër dhe Kukës.

5. Për t’u bërë pjesë e Lojës Vodafone City, përdoruesi duhet fillimisht të shkarkojë aplikacionin me të njëjtin emër nga Google Play ose App Store, të lexojë e të pranojë Kushtet dhe Afatet, të regjistrohet duke plotësuar të dhënat e kërkuara (emër, mbiemër dhe datëlindje) e më pas të përzgjedhë qytetin ku do të luajë Vodafone City midis 10 qyteteve të përcaktuara në aplikacion.

6. Në momentin e regjistrimit do të dërgohet një SMS pa pagesë drejt rrjetit Vodafone për të bërë verifikimin e lojtarit si klient Vodafone. Në rastin e aparateve me sistem operimi Android, SMS-ja pa pagesë dërgohet automatikisht drejt rrjetit Vodafone. Në rastin e aparateve iPhone përdoruesi duhet të shtypë butonin Dërgo për të dërguar kodin unik drejt rrjetit Vodafone.

7. Për të shkarkuar aplikacionin dhe për të përfunduar regjistrimin është e nevojshme lidhja me internet.

8. Loja Vodafone City konsiston në plotësimin e një harte apo inventari virtual duke zbuluar 10 objektet e secilit prej 10 qyteteve. Lojtarët duhet të gjejnë 10 objektet e përcaktuara të Lojës, t’i skanojnë nëpërmjet Aplikacionit Vodafone City për t’i shtuar më pas në kategorinë e Inventarit të Lojës.Lojtarët mund të luajnë vetëm për qytetin e përzgjedhur paraprakisht prej tyre.

9. Përdoruesit mund t’i referohen në çdo moment udhëzimeve të lojës, të cilat janë të përfshira në aplikacionin Vodafone City. Për më shumë detaje apo suport teknik lojtarët e Vodafone City mund të vizitojnë faqen e Internetit të dedikuar të www.vodafonecity.al si edhe faqen zyrtare të Vodafone në Facebook, www.facebook.com/vodafoneAL .

10. Përgjatë gjithë lojës Vodafone City, Vodafone do të shpërblejë lojtarët më të shpejtë me dhuratat si më poshtë:

- 10,000 paketa ditore Interneti me 100 MB për 10,000 personat e parë, të cilët shkarkojnë aplikacionin.
- 500 paketa javore Interneti me 1GB për 500 lojtarët më të shpejtë që do të kalojnë me sukses nivelin e 3-të të lojës.
- 500 paketa javore Interneti me 1GB për 500 lojtarët më të shpejtë që do të kalojnë me sukses nivelin e 7-të të lojës.
- 155 aparate smartphone për të parët që përfundojnë lojën.
- 300 paketa mujore Vodafone Club Xtreme për lojtarët e tjerë më të shpejtë që arrijnë në nivelin final.

11. Për të përfituar paketat Vodafone Club Xtreme, lojtarët duhet të jenë klientë të planit tarifor Vodafone Club. Paketat ditore dhe javore janë të vlefshme për të gjithë klientët Vodafone. Paketat do të dhurohen sipas kushteve të lartpërmendura dhe në rast se klienti ka aktive një paketë të njëjtë me atë të përfituar nga Vodafone City, atëherë paketa e përfituar nga Vodafone City do të akordohet pas përfundimit të paketës aktive të klientit.

12. Aparatet smartphone për lojtarët më të shpejtë mund të fitohen nga të gjithë klientët Vodafone pavarësisht planit tarifor që i përkasin. Tërheqja e aparateve smartphone bëhet me një mjet identifikimi që i korrespondon të dhënave të plotësuara nga Lojtari në momentin e regjistrimit (emër, mbiemër, datëlindje) dhe duhet bërë brenda 10 ditëve nga momenti i shpalljes së fituesit në dyqanin e përcaktuar Vodafone sipas qytetit përkatës.

13. Fitues të nivelit të fundit do të konsiderohen lojtarët që do të hapin suksesshëm portën e qytetit të përzgjedhur pasi udhëzimi përkatës të jetë komunikuar nga Vodafone në faqen e dedikuar vodafonecity.al ose në faqen zyrtare të Vodafone në Facebook. Në rast konstatimi të tentantivave për të thyer Lojën, përdoruesi do të eleminohet automatikisht nga mundësia për t’u shpallur fitues.

14. Fituesit mund të kontaktohen nga Vodafone Albania në numrin e telefonit të regjistruar për Lojën Vodafone. Vodafone mund të dërgojë SMS njoftuese që lidhen me Lojën Vodafone City përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Lojës.

15. Në rast se një fitues i përzgjedhur nuk pranon të marrë çmimin apo nuk përmbush kushtet e përcaktuara, atëherë çmimi i kalon fituesit pasardhës.

16. Në rastin e aparateve me sistem operimi Android, përveç numrit të celularit Vodafone do te regjistroje edhe IMEI te pajisjes celulare.

17. Me qëllim ofrimin e shërbimit përmes këtij Aplikacioni, Vodafone do të ruajë të dhënat e marra gjatë procesit të regjistrimit (emër, mbiemër, datëlindje dhe qytetin ku do te luani lojën), numrin tuaj të celularit, IMEI të pajisjes celulare nëse është Android, si dhe inventarin tuaj të Lojës (objektet e gjetura, nivelin e arritur të Lojës). Ky informacion ruhet i sigurtë nga Vodafone dhe nënkontraktorët e tij dhe fshihet menjëherë pas përfundimit të periudhës së Lojës Vodafone City.

18. Gjatë shkarkimit të aplikacionit përdoruesit do t’i kërkohen të drejta për aksesin e Aplikimit në kamerën që shërben për të përdorur aplikacionin si edhe aktivizimi i cilësimit GPS. Aktivizimi i GPS është i nevojshëm vetëm në momentin e gjejtjes dhe skanimit të objekteve të lojës. Vodafone nuk ka akses në asnjë të dhënë që mund të gjenerohet nga GPS, si edhe nuk ruan në asnjë moment asnjë të dhënë nga GPS.

19. Vodafone Albania rezervon të drejtën të ndryshojë këto Kushte dhe Afate në çdo kohë. Vodafone Albania gjithashtu mund të krijojë rregulla të reja, të cilat mund të zbatohen gjatë ecurisë së lojës, ose ta anullojë atë për arsye madhore.

20. Nëse Vodafone Albania do të nxjerrë rregulla të reja, apo për çdo arsye do të anullojë këtë lojë, të gjithë pjesëmarrësit do të informohen paraprakisht nëpërmjet faqes dedikuar www.vodafonecity.al si edhe faqen zyrtare të Vodafone në Facebook, www.facebook.com/vodafoneAL apo edhe nëpërmjet SMS-ve drejt numrit të tyre.

21. Të gjitha informacionet e detajuara rreth Lojës, Udhëzimeve, Dhuratave do të jenë në çdo moment të publikuara në faqen e dedikuar të Lojës www.vodafonecity.al ku lojtarët mund të adresojnë çdo pyetje apo paqartësi rreth Lojës Vodafone City.

PAKETAT SIPAS QYTETEVE

Qyteti Dhurata Instalim Dhurata në hapjen e portës 3 Dhurata në hapjen e portës 7 Dhurata në hapjen e portës 10
100 MB Daily 1GB Weekly 1GB Weekly Vodafone Club Xtreme
Tirana 2800 200 200 100
Durrësi 800 40 40 25
Vlora 800 40 40 25
Shkodra 800 40 40 25
Elbasani 800 30 30 20
Gjirokastra 800 30 30 20
Korça 800 30 30 25
Korça 800 30 30 25
Kukësi 800 30 30 20
Berati 800 30 30 20
Fieri 800 30 30 20


APARATET SIPAS QYTETEVE PËR NIVELIN E FUNDIT


Qyteti iPhone 6s iPhone 6 Vodafone Smart Prime 6
Tirana 1 9 20
Durrësi 1 4 10
Vlora 1 4 10
Shkodra 1 4 10
Elbasani 1 4 10
Gjirokastra 1 4 10
Korça 1 4 10
Korça 1 4 10
Kukësi 1 4 10
Berati 1 4 10
Fieri 1 4 10

Hap portën

Shkarko në

Na ndiq në