Vodafone City 0%

Përjeto një dimension krejtësisht të ri me lojën Vodafone City.

Zbulo burimin e inteligjencës superiore RED Power në qytetin tënd.
Për të zotëruar RED Power , duhet të gjeni të 10-të elementet që bëjnë të mundur formimin e saj.
Udhëheqesit tuaj në këtë sfidë për çdo qytet do të jenë personazhet e një dimensioni tjetër.


Luaj dhe fito!

Porta hapi rrugën drejt një dimensioni të ri.

Nis aventura drejt një universi paralel ku fshihet burimi i inteligjencës superiore, e njohur si Red Power, zotërimi i së cilës hap një dritare njohurish të reja, ende mister për njerëzimin.
Për ta zotëruar atë secili nga lojtarët duhet të gjejë të 10-ta elementet që bejnë të mundur formimin e saj.

Udhëheqesit tanë në këtë sfide për çdo qytet do të jenë personazhet e dimensionit tjeter.

Neuronet - Qelizat e specializuara për transmetimin e impulseve nervore; qeliza nervore.

Sinapset - Kryqëzimi midis dy qelizave nervore, hapësira nëpër të cilën kalojnë impulset nervore.

Aksonet - Pjesa e gjatë e trupit të qelizës nervore, përgjatë të cilit impulset tejcohen në qelizën tjetër.

Valët Infra - Rryma bazë e pjesës cortikale të trurit ku shtrihen funksionet e larta të trurit. Ka rol kryesor në funksionimin në kohe të trurit dhe rrjetit nervor.

Valët Delta - Valët delta pezullojë ndërgjegjësimin e jashtëm dhe janë burimi i ndjeshmërisë.

Valët Theta - Porta e të mësuarit dhe kujtesës. Në theta, shqisat përqëndrohen në sinjalet që vijnë nga brenda, intuita dhe informacioni përtej vetëdijes së ndërgjegjshme.

Valët Alpha - "Fuqia e të tashmes" Këto valë ndihmojnë kordinimin e përgjihshëm të trurit.

Elementi 8

Elementi 9

Elementi 10

Udhëzimet e Lojës Vodafone City

Kur hyn për herë të parë në Vodafone City, duhet të plotësosh formën e regjistrimit, e cila përmban:
Emër, Mbiemër, Ditëlindjen dhe Numrin tënd të telefonit.

Pasi të plotësosh këto të dhëna duhet të zgjedhësh qytetin ku dëshiron të luash dhe të shtypësh butonin “Dërgo”.
Më pas do të marrësh një kod PIN me SMS që shërben për të konfirmuar numrin tënd Vodafone, i cili duhet vendosur në formën përkatëse, brenda lojës Vodafone City.
Loja Vodafone City përmban katër butona kryesorë:
1- Butoni “i” shërben për informacion/udhëzime rreth lojës.
2- Butoni “f” shërben për t’u lidhur me profilin tënd personal në Facebook.
3- Butoni që shfaq kategorinë "Aparati fotografik", shërben për funksionin "Kamera".
4- Butoni "Porta" shërben për të parë elementët që duhet të mbledhësh për të zbuluar Misterin.

Kamera shërben për të skanuar objekte, tabela dhe imazhe të ndryshme në të cilat ndodhen objektet e fshehura të lojës.
Nëpërmjet funksionit "Kamera" ofrohet një ndihmë orientuese nëse je pranë objektit që duhet të gjesh dhe nëse objekti përkates është i aktivizuar.
Për të skanuar objektet është e rëndësishme që të kesh Internet dhe të kesh GPS-in të aktivizuar.
Për më shumë orientime na ndiq në faqen zyrtare të Vodafone Albania në Facebook (www.facebook.com/vodafoneAL) ose vizito www.vodafonecity.al
Pasi të kesh gjetur një objekt të fshehur, duhet të shtyësh butonin "Kap objektin" në mënyrë që ky objekt të shtohet në Inventar.
Nga funksionaliteti “Kamera” mund të kthehesh në Menunë kryesore nëpërmjet butonit "Back" i paraqitur me tre vija horizontale.
Nga menuja kryesore mund të aksesosh Portën nëpërmjet butonit të paraqitur me rrathë të vegjël.
Në kategorinë “Porta” do të mund të shikosh ecurinë e lojës tënde, nivelet që ke kaluar me sukses dhe ato që mbeten për t’u zbuluar. Gjithashtu në këtë kategori, do të mund të shikosh edhe objektet e mbledhura gjatë lojës, si dhe do të gjesh shpjegime për këto objekte në mënyrë që zbulosh më shumë rreth misterit, me qëllimin për për ta zbuluar atë.
Në qendër të ekranit janë dy butona: "Ndaj me miqtë" dhe "Fto miqtë" nëpërmjet Facebook. Në këtë mënyrë miqtë e tu mund të shikojnë progresin tënd në lojë.
Në të gjitha fazat e lojës, në pjesën e sipërme djathtas të ekranit, do të ketë një ikonë që tregon nëse je i lidhur me internet.

Zbuloje i pari misterin e qytetit tënd ;)
Suksese :)

Ju lutemi të lexoni me kujdes Kushtet dhe Afatet e Lojës “Vodafone City”.

Nëse do të merrni pjesë në këtë lojë dhe vazhdoni lojën, atëherë konsiderohet se ju keni lexuar këto terma dhe kushte dhe keni rënë dakord me to paraprakisht.

1. Kjo lojë zhvillohet nga Vodafone Albania Sh.A. e themeluar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 25766, datë 10 Maj 2001, me NIPT K11715005L, me seli në Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. Pavarësia nr. 61, Kashar, Tiranë, (këtu e mëposhtë referuar “Vodafone”) dhe mund të luhet nga të gjithë klientët e Vodafone Albania që kanë në përdorim smartphone/pajisje teknologjile që përdorin sistemet operative Android dhe iOS.

2. Loja Vodafone City do të zhvillohet përgjatë harkut kohor 28 Qershor 2017 – 30Korrik 2017 dhe është e aplikueshme në 15 qytete të Shqipërisë të cilat janë: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër, Kukës, Sarandë, Krujë, Pogradeci, Lunshnje dhe Lezhë (Shëngjin).

3. Për t’u bërë pjesë e Lojës Vodafone City, pjesëmarrësi duhet fillimisht të shkarkojë aplikacionin Vodafone City në aparatin e tij nga Google Play dhe/ose App Store, të lexojë e të pranojë Kushtet dhe Afatet, të regjistrohet duke plotësuar të dhënat e kërkuara (emër, mbiemër dhe ditëlindje) e më pas të përzgjedhë qytetin ku do të luajë Vodafone City midis 15 qyteteve të përcaktuara në aplikacion.

4. Në momentin e regjistrimit pjesëmarrësi duhet të plotësojë formën e regjistrimit dhe në bazë të numrit të telefonit që do të deklarojë do të marrë një SMS me kodin për të bërë verifikimin e pjesëmarrësit si pajtimtar Vodafone. Nëse pjesëmarrësi nuk është pajtimtar Vodafone, do të vazhdojë lojën pa kryer regjistrimin e detyrueshëm.

5. Për të shkarkuar aplikacionin dhe për të përfunduar regjistrimin është e nevojshme lidhja me internet.

6. Loja Vodafone City konsiston në plotësimin e një harte apo inventari virtual duke zbuluar 10 objektet e secilit prej 15 qyteteve. Lojtarët duhet të gjejnë 10 objektet e përcaktuara të Lojës, t’i skanojnë nëpërmjet aplikacionit Vodafone City për t’i shtuar më pas në kategorinë e Inventarit të Lojës.Pjesëmarrësit mund të luajnë vetëm për qytetin e përzgjedhur paraprakisht prej tyre.

7. Pjesëmarrësit mund t’i referohen në çdo moment udhëzimeve të lojës, të cilat janë të përfshira në aplikacionin Vodafone City. Për më shumë detaje apo suport teknik pjesëmarrësit e Vodafone City mund të vizitojnë faqen e Internetit të dedikuar www.vodafonecity.al si edhe faqen zyrtare të Vodafone në Facebook, www.facebook.com/vodafoneAL.

8. Përgjatë gjithë lojës Vodafone City, Vodafone do të shpërblejë lojtarët më të shpejtë me paketa Interneti si edhe me aparate smartphone për më të shpejtët që përfundojnë Nivelin e 10-të të lojës. Katalogu i dhuratave për secilin qytet dhe detajet përkatëse janë të publikuara në faqen e dedikuar www.vodafonecity.al

9. Për të përfituar paketat e Internetit, pjesëmarrësit duhet të jenë klientë të Vodafone me parapagesë. Paketat do të dhurohen sipas kushteve të lartpërmendura dhe në rast se klienti ka aktive një paketë të njëjtë me atë të përfituar nga Vodafone City, atëherë paketa e përfituar nga Vodafone City do të konsumohet pas përfundimit të paketës aktive të pjesëmarrësit.

10. Aparatet smartphone për pjesëmarrësit më të shpejtë mund të fitohen nga të gjithë pajtimtarët Vodafone pavarësisht planit tarifor aktiv në momentin e marrjes pjesë në lojë. Tërheqja e aparateve smartphone bëhet me një mjet identifikimi që i korrespondon të dhënave të plotësuara nga pjesëmarrësi në momentin e regjistrimit (emër, mbiemër, ditëlindje) dhe duhet bërë brenda 10 ditëve nga momenti i shpalljes së fituesit në dyqanin e përcaktuar Vodafone.

11. Fituesit mund të kontaktohen nga Vodafone Albania në numrin e telefonit të regjistruar për Lojën Vodafone City. Vodafone mund të dërgojë SMS njoftuese që lidhen me Lojën Vodafone City përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Lojës.

12. Në rast se një fitues i përzgjedhur nuk pranon të marrë çmimin apo nuk përmbush kushtet e përcaktuara, atëherë çmimi i kalon fituesit pasardhës.

13. Në rastin e aparateve me sistem operimi Android, përveç numrit të celularit do të regjistrohet edhe IMEI i pajisjes celulare.

14. Me qëllim ofrimin e shërbimit përmes këtij Aplikacioni, Vodafone do të ruajë të dhënat e marra gjatë procesit të regjistrimit (emër, mbiemër, ditëlindje dhe qytetin ku do të luhet loja), numrin e celularit, IMEI të pajisjes celulare nëse është Android, si dhe inventarin e Lojës (objektet e gjetura, nivelin e arritur të Lojës). Ky informacion ruhet i sigurtë nga Vodafone dhe nënkontraktorët e tij dhe fshihet menjëherë pas përfundimit të periudhës së Lojës Vodafone City. Me pranimin e këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme për përdorimin e Aplikacionit, ju lejoni dhe autorizoni Vodafone të aksesojë, ruajë,përdorë dhe transferojë në vendet me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale sipas akteve të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të dhënat tuaja personale për përmbushjen e qëllimit të shërbimit dhe në përputhje të plotë e në respektim të legjislacionit Shqiptar e të BE në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke i përdorur këto të dhëna vetëm për qëllimin e këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme, duke garantuar nivele të përshtatshme të sigurisë dhe mbrojtjes në trajtimin e këtij informacioni. Përpunimi dhe ruajtja e të dhënave tuaja si më sipër do të bëhet në përputhje me politikën e privatësisë që e gjeni në faqen zyrtare Rregullorja

15. Gjatë shkarkimit të aplikacionit pjesëmarrësit do t’i kërkohen të drejta për aksesin e Aplikimit në kamerën që shërben për të përdorur aplikacionin si edhe aktivizimi i GPS. Aktivizimi i GPS është i nevojshëm vetëm në momentin e gjejtjes dhe skanimit të objekteve të lojës. Vodafone nuk ka akses në asnjë të dhënë që mund të gjenerohet nga GPS, si edhe nuk ruan në asnjë moment asnjë të dhënë nga GPS.

16. Vodafone Albania rezervon të drejtën të ndryshojë këto Kushte dhe Afate në çdo kohë. Vodafone Albania gjithashtu mund të krijojë rregulla të reja, të cilat mund të zbatohen gjatë ecurisë së lojës, ose ta anullojë atë për arsye madhore.

18. Nëse Vodafone Albania do të nxjerrë rregulla të reja, apo për çdo arsye do të anullojë këtë lojë, të gjithë pjesëmarrësit do të informohen paraprakisht nëpërmjet faqes dedikuar www.vodafonecity.al si edhe në faqen zyrtare të Vodafone në Facebook, www.facebook.com/vodafoneAL apo edhe nëpërmjet SMS-ve drejt numrit të tyre.

19. Të gjitha informacionet e detajuara rreth Lojës, Udhëzimeve, Dhuratave do të jenë në çdo moment të publikuara në faqen e dedikuar të Lojës www.vodafonecity.al ku lojtarët mund të adresojnë çdo pyetje apo paqartësi rreth Lojës Vodafone City.





PAKETAT SIPAS QYTETEVE

Qyteti Dhurata Instalim Dhurata në hapjen e portës 3 Dhurata në hapjen e portës 7 Dhurata në hapjen e portës 10
100 MB Daily 1GB 1 Javore 1GB 1 Javore 10GB 4 Javore
Tirana 1000 200 200 1
Durrësi 1000 200 200 1
Vlora 1000 200 200 1
Shkodra 1000 200 200 1
Elbasani 1000 200 200 1
Gjirokastra 1000 200 200 1
Korça 1000 200 200 1
Kukësi 1000 200 200 1
Berati 1000 200 200 1
Fieri 1000 200 200 1
Lushnja 1000 200 200 1
Saranda 1000 200 200 1
Pogradeci 1000 200 200 1
Lezha 1000 200 200 1
Kruja 1000 200 200 1


APARATET SIPAS QYTETEVE PËR NIVELIN E FUNDIT


Qyteti Samsung S8 Vodafone Smart 6 Speed
Tirana 5 15
Durrësi 1 5
Vlora 1 5
Shkodra 1 5
Elbasani 1 5
Gjirokastra 1 5
Korça 1 5
Kukësi 1 5
Berati 1 5
Fieri 1 5
Lushnja 1 5
Saranda 1 5
Pogradeci 1 5
Lezha 1 5
Kruja 1 5

Pjesëmarrësit mund t’i referohen në çdo moment udhëzimeve të lojës, të cilat janë të përfshira në aplikacionin Vodafone City.

Nëse nuk gjeni përgjigje tek udhëzimet e përfshira në aplikacionin Vodafone City, na vizitoni në faqen zyrtare të Vodafone në Facebook, www.facebook.com/vodafoneAL.





ZBULO ELEMENTET

Shkarko në

Na ndiq në